Triumfon Dovicioso, mposht Markezin në Austri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2019 | 15:24

Triumfon Dovicioso, mposht Markezin në Austri

Ditën e sotme është zhvilluar gara e 11-të e sezonit të Moto Gp, në Austri.130509994-3d8e4fc1-ec9e-4195-8e7b-1eb0004fe6a1

Andrea Dovicioso u rendit i pari në garën e zhvilluar në Austri duke lënë pas, rivalin e këtij sezoni Mark Markez.

Podiumi u mbyll nga Kuartararo, i cili u rendit i treti, duke lënë pas italianin Valentino Rosi. Gara ishte shumë e bukur, teksa dukej se Markez do të shkonte drejt një triumfi tjetër, ishte Dovicioso, i cili në fund e kaloi për të siguruar vendin e parë, që i mungonte prej kohësh.;ko

Gjithsesi klasifikimi i përgjithshëm kryesohet nga piloti spanjoll, me 230 pikë, i ndjekur nga piloti italian i Dukatit, me 172 pikë, dhe i treti është një tjetër italian, si Danilo Petruçi, me 136 pikë.

;jkl;jkl

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"