Triumfojnë miqtë, Velkoski gjakos Jankun. Njihuni me pikantet e Laçi-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 18:03

Triumfojnë miqtë, Velkoski gjakos Jankun. Njihuni me pikantet e Laçi-Bylis

Shumë pak tifozë në stadiumin e Laçit, ndonëse tribuna qendrore ishte e mbushur. Në tribunën përballë, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, tifozët mund t’i numëroje lehtësisht edhe me sy të lirë. – Ishin disa ish-ë në radhët e skuadrës kurbinase.

trumci bylis

Albi Alla e Marjo Barjamaj nga vendësit kanë qenë më parë pjesë e skuadrës nga Mallakastra, por edhe Serxhio Ujka te Laçi që për dy sezone e gjysmë ka qenë pjesë e Bylisit. -Para ndeshjes, presidenti Besnik Kapllanaj është parë që të përshëndetet me skuadrën dhe stafin e tij.

asd

– Minuta e 11-të sjell panik në fushë, pasi dëmtohet në kokë mbrojtësi i Bylisit, Stivian Janku. Në një krosim të Qardakut në zonë, nga një goditje këndi, Janku që vjen në ndihmë të sulmit gjuan me kokë në drejtim të portës topin, por aty fut këmbën edhe Velkovski që e çan në vetull mbrojtësin e Bylisit që gjakoset. Menjëherë stafi mjekësor i Bylisit hyn në fushë, pasi delvinjoti ka një të çarë në vetullën e majtë. Loja ndërpritet për gati dy minuta, por gjyqtari Hamiti nuk ndëshkon lojtarin vendës as me karton të verdhë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore jashtë fushe, Janku futet në fushë i fashuar në kokë. Ndërsa në pjesën e dytë mbrojtësi ka mbajtur një rrjetë në kokë.

adeleke

– Tre pogradecarë ishin dje në fushën e lojës. Te Bylisi ishin mesfushorët Xhoel Maçolli e Marin Abazaj, kurse te Laçi luajti Isi Manellari. Të tre këta lojtarë kanë dalë nga moshat e Pogradecit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"