Triumfoi në debutim me Kukësin ndaj Egnatias, flet Longo: Nuk e prisja që Superiorja të ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 15:56

Triumfoi në debutim me Kukësin ndaj Egnatias, flet Longo: Nuk e prisja që Superiorja të ishte…

Pas fitores ndaj Egnatias në transfertë, trajneri i Kukësit, Diego Longo ka folur në mikrofonat e “SuperSport” duke analizuar triumfin e tij të parë që në debutim me skuadrën verilindore në Kategorinë Superiore:

Longo

E prisja nga ekipi sepse kemi punuar mirë për dy muaj. Në çdo stërvitje bëjmë maksimumin dhe ndiejmë entuaziazëm. Kur stërvitesh fort bën atë që duhet në fushë. Të kontrrollojmë topin është stili jonë, kam lojtarë që mund ta bëjnë.

Ndoshta për Shqipërinë është diçka ndryshe, por ne e shijojmë këtë lloj loje sepse e pëlqejmë. I kam parë të gjitha ndeshjet, i kam përgatitur sfidat duke parë dhe miqësoret e Egnatias. Superiorja është një nivel i lartë i kampionatit nuk e prisja, dhe është një vizion ndryshe të futbollit. Kam parë një organizim shumë të mirë dhe duhet të përgatitemi për nivelet e larta.”, përfundoi Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"