Triumfoi me Medalje të Artë në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Meta uron Luiza Gegën: Respekt për kampionen tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2022 | 22:28

Triumfoi me Medalje të Artë në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Meta uron Luiza Gegën: Respekt për kampionen tonë

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka uruar atleten Luiza Gega për Medaljen e Artë të fituar në Lojërat Mesdhetare.

meta

Përmes një postimi në facebook kreu i shtetit i shpreh urimet dhe respektin kampiones shqiptare të Atletikës.

 “Luiza Gega i dhuron Shqipërisë një tjetër Medalje të Artë në Lojërat Mesdhetare. Shumë urime dhe respekt për Kampionen tonë të Atletikës”, shkruan Meta në facebook.

Kujtojmw se atletja Luiza Gega i dhuroi medaljen e artë Shqipërisë në garwn e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

 Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"