Triumfoi me 7 gola në Londër, trajneri Kovaç: Një fitore për futbollin gjerman!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 13:14

Triumfoi me 7 gola në Londër, trajneri Kovaç: Një fitore për futbollin gjerman!

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ishte më se i lumtur për fitoren e thellë të arritur në Londër ndaj një rivali që në sezonin e kaluar luajti në finalen e Champions-it.

kovac gnabri

Përballë kishte një trajner që ka më shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Por, dje statistikat kishin më pak rëndësi se kurrë. Kovaç fitoi me lojë, duke treguar se emrat kanë shumë pak vlerë. “Askush nuk mund ta parashikonte një rezultat të tillë. Ishte një ndeshje e fortë dhe me intensitet të lartë. Totenhemi na vuri shumë në vështirësi, por djemtë ditën se si të reagonin. Pjesa e parë nuk shkoi ashtu siç e kishim menduar, edhe pse ishim në avantazh”, tha Kovaç pas ndeshjes.

“Kjo fitore nuk ishte vetëm për ne, por edhe për futbollin gjerman që përjetoi një 90-minutësh me shkëlqim. Por nga nesër (sot), vëmendja jonë do të jetë në kampionat. Kemi disa objektiva të mëdhenj për të arritur. Nuk do të jetë e lehtë, por skuadra më tregoi se nëse luan ashtu siç di, mund të shkojmë shumë larg”, përfundoi kroati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"