Triumfi spektakolar, Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes nga FIFA dhe feston duke iu kujtuar serbëve… Adem Jasharin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 23:26

Triumfi spektakolar, Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes nga FIFA dhe feston duke iu kujtuar serbëve… Adem Jasharin

Zvicra mori një fitore të madhe 3-2 ndaj Serbisë, një ndeshje që do të dhuronte jo pak emocione. Shaqiri shënoi golin e parë  në minutën e 20-të, duke u konfirmuar si makth për rivalët. Paraqitje spektakolare edhe për Granit Xhakën, që u zgjodh nga FIFA si lojtari i ndeshjes.

Xhaka njeriu i ndeshjes

Një lider dhe një kapiten i vërtetët që udhëheq kombëtaren helvete drejt fazës së 1/16-ave.

Ndërkohë pas ndeshjes Graniti ka gjetur një mënyrë origjinale për t’i goditur serbët pa u dënuar. Mesfushori shqiptar ka marrë fanellën e shqiptarit tjetër të Zvicrës, Ardon Jashari dhe e ka veshur duke e kthyer nga mbiemri Jashari.

jashari xhaka

Një gjetje gjeniale kjo e mesfushorit me origjinë shqiptarëve, që iu ka kujtuar serbëve komandantin legjendar Adem Jashari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"