Triumfi në Kukës nuk mjaftoi për të evituar gjobat, Partizani duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 23:04

Triumfi në Kukës nuk mjaftoi për të evituar gjobat, Partizani duhet të…

Pas humbjes me Laçin, përkeqësimi i situatës kapi nivele të larta te Partizanin. Drejtuesit e panë të udhës që të kryejnë një mbledhje me ekipin, ku përveç ndërgjegjësimit pati edhe “kërcënime”, pasi nëse nuk do të ndryshonin menjëherë, do të përballeshin me sanksione, nga gjoba deri në largim nga ekipi.

partizani

Para Kukësit, ekipit iu vu si kusht që të grumbullon 7 pikë në tri ndeshjet e radhës ose do të gjobiteshin me 4 mijë euro për kokë. Pas fitores në Kukës, për të shpëtuar, të kuqve u duhet që të marrin edhe 4 pikë në dy sfidat e radhës, ku fillimisht presin Skënderbeun dhe më pas luajnë në Lushnjë. Në këto kushte, si fillim kërkohet që të mos humbasin ndaj korçarëve më 27 nëntor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"