Triumfuan në kampionatin amator, ekipi italian falenderon… Rei Manajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 23:40

Triumfuan në kampionatin amator, ekipi italian falenderon… Rei Manajn

Ekipi amator i quajtur Akademia e Futbollit Piacenca (PFA) së fundmi fitoi kampionatin e futbollit amator të Ligës së Argjendtë në provincën e Piacencës. Një meritë të madhe për këtë triumf, ka edhe sulmuesi shqiptar Rei Manaj, që me këshillat e tij ndihmoi skuadrën amatore që të triumfonte në këtë ligë.

piacenza-football-academy-190342.660x368

Në një foto të publikuar nga “picenzasera.it”, Manaj është parë në krah të drejtuesve, presidentit Oracio Loeta, zv.presidentit, Zef Lorja dhe menaxherit Rafaele Malafronte.

piacenza-football-academy-190343

Sulmuesi lushnjar është një mik i drejtuesve të Akademisë së Futbollit Piçenca dhe ka dhënë një kontribut të çmuar për këtë skuadër nga ana e këshillave teknike dhe jo vetëm. Kjo gjë është pohuar edhe nga vetë drejtuesit. Ky ekip amator është krijuar në vitin 2014.

piacenza-football-academy-190345

Në këtë skuadër militojnë disa lojtarë shqiptarë si Manuel Zefi, Gentian Llozhi, Fatjon Koshi që është dhe zv.kapiteni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"