Triumfi në frymën e fundit/ Finalet dramatike europiane fitohen gjithmonë nga… anglezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 23:15

Triumfi në frymën e fundit/ Finalet dramatike europiane fitohen gjithmonë nga… anglezët

Uest Hemi arriti një triumf dramatik ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-2 në finalen e Ligës së Konferencës të zhvilluar në Pragë, teksa goli i fitores për anglezët u shënua nga Bouen në minutën e 90-të. 

dramaaa

Një fakt interesant është se 3 golat e fitoreve më dramatike në finalet kryesore europiane janë shënuar nga skuadrat angleze. Bëhet fjalë për vitin 1999 kur Junajtid mposhte Bajerni me rezultatin 2-1 falë një goli në frymën e fundit në finalen e Champions-it.  

Një tjetër finale e vendosur në fund ishte dhe ajo mes Çelsit dhe Benfikës në vitin 2013 ku blutë e Londrës triumfuan me rezultin 2-1 në finalen e Ligës së Europës, ndërkohë që suksesi i sotëm i Uest Hemit në minutën e 90-të, i vendosi kapakun triumfeve të skuadrave angleze në momente e fundit të finaleve Europiane.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"