Triumfi në Europa Ligë, trajneri i Frankfurtit: Mbrëmje magjike, bëmë mrekullinë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2022 | 13:41

Triumfi në Europa Ligë, trajneri i Frankfurtit: Mbrëmje magjike, bëmë mrekullinë!

Trajneri i skuadrës së Frankfurtit, Oliver Glasner, tha pas ndeshjes së djeshme se emocionet ishin të mëdha:

FRANKFURT

“Ky trofe do të thotë shumë për ne. E dinim që nuk do të ishte e lehtë pasi skocezët janë një skuadër e fortë dhe kanë eliminuar kundërshtarë të vështirë.

Djemtë bënë një ndeshje të madhe. Sigurisht që emocionet bënë të vetën, por në fund jemi të lumtur që fituam”.

I pyetur për reagimin e tij pas penalltisë së fundit, Glasner tha: “U shokova, emocionet ishin të mëdha. Një qytet i tërë ishte në ethe për ne. Nuk mund ta imagjinoni dot se sa ngarkesë ka.

Por kur pashë djemtë që po gëzonin, kuptova që kishim fituar dhe mund të festonim të qetë. Gjithçka ka qenë e merituar pasi rrugës kemi hasur skuadra që në letër ishin më të forta sa ne.

Por futbolli është pikërisht i bukur pasi nuk dihet kurrë se kush fiton. Finalja? Është një ndjesi e veçantë. Mund të ndiesh tensionin që kur hyn në stadium dhe sheh tifozët të cilët ishin të mrekullueshëm.

Ky trofe është edhe për ta të cilët e fituan titullin e tyre që në ndeshjen e kthimit në Barcelonë. Nuk na lanë kurrë vetëm, përkundrazi me ta na dukej sikur gjithmonë luanim në shtëpinë tonë.

Mezi pres të rikthehemi në Frankfurt dhe të festojmë së bashku këtë arritje të madhe të skuadrës sonë”, tha Glasner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"