Triumfi në derbi, flet presidenti Demi: E merituam, Genc Tomori më tha se blerja më e mirë në merkato është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 23:58


Triumfi në derbi, flet presidenti Demi: E merituam, Genc Tomori më tha se blerja më e mirë në merkato është…

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e skuadrës së tij në derbi ndaj Tiranës.

demi

Pas përfundimit të ndeshjes, Demi tha për “Rtsh”, se të kuqtë e merituan këtë fitore, duke shtuar më tej se Eraldo Çinari është goditja më e mirë në merkato.

“Ishte një ndeshje e bukur dhe e dyluftuar nga të dyja skuadrat. Mendoj se Partizani e meritoi këtë fitore ditën e sotme. Për Çinarin më tha edhe drejtori Genc Tomori, se është blerja jonë më e mirë në këtë merkato të janarit. E përgëzoj lojtarin për golin e shënuar.”, tha Demi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/