Triumfi ndaj Uellsit, Bushi optimist: Luajtëm me ekipin e tretë, Broja do bëhet lojtar i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2019 | 22:00

Triumfi ndaj Uellsit, Bushi optimist: Luajtëm me ekipin e tretë, Broja do bëhet lojtar i madh

Shqipëria U-21 arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 në sfidën miqësore ndaj Uellsit të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”.

bushi

Armando Broja ishte heroi i sfidës së sotme, teksa realizoi dopietë, vetëm pak minuta pasi u hodh në fushë. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i Shpresave, Alban Bushi, nuk i kurseu elozhet për sulmuesin që aktivizohet tek akademia e Çelsit, duke u shprehur:

Shpresat

“Të gjithë kemi mendim pozitiv dhe mendojmë se Broja do të bëhet i madh si Bullari apo Vrioni. Ai nuk kishe asnjë diferencë në lojë edhe pse 3 vjet më i vogël. E justifikoi veten. Edhe po të mos shënonte gola ai për ne është Broja e njohim”, u shpreh Bushi.

Broja

“Jam i kënaqur me skuadrën pasi ishin lojtarë që nuk i kam parë dhe janë 4 që nuk kanë ardhur më parë. 2 i kisha nga U19 dhe nuk dija si do të reagonin. E kisha me emocion dhe prandaj qëndruam shumë mbrapa dhe të luanim me kundërsulm.

Një ekip pa strategji e ka të vështirë të ndërrojë lojë. Detyrat i bënë mirë dhe mundëm një kundërshtar të fortë. Kemi grup të mirë për të ardhmen dhe ky është ekipi i tretë i yni. Këta justifikuan veten. Këto miqësore na bëjnë mirë për të përgatitur ndeshjen ndaj Austrisë”, përfundoi Bushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"