Triumfi ndaj Tiranës, Gjici: Duhet të kishim shënuar më shumë, ju tregoj rivalët për titull…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 21:31

Triumfi ndaj Tiranës, Gjici: Duhet të kishim shënuar më shumë, ju tregoj rivalët për titull…

Kukësi triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, presidenti Gjici, u shpreh i kënaqur me triumfin teksa deklaroi:

bandicam 2019-09-21 21-22-02-146

“Kur fitojmë jemi gjithmonë të kënaqur, kur humbim mërzitemi. Investimet po japin fryte, por akoma kanë për të dhënë, ju e patë shumë mirë që rezultati duhet të thellohej akoma më shumë. Shkurtaj humbi disa raste vetë për vetëm. Duan kohën e vetë që të vijnë në 100%.

Rivaliteti për titull? Edhe Tirana ka ekip të mirë, kështu edhe Partizani. Edhe Teuta po ashtu. Të 3 ekipet duhen vlerësuar. Këto janë rivalet. Nuk duhet të nënvlerësojmë edhe ekipet si Bylisi. Nuk e mendonte kush që do humbnim ne. Futbolli kështu është. Nganjëherë ke fat, nganjëherë s’ke”, u shpreh Gjici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"