Triumfi ndaj Tiranës, Daja: Lojtarët treguan dëshirë për të fituar, nëse nuk do të ishte ai dënim …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 18:46

Triumfi ndaj Tiranës, Daja: Lojtarët treguan dëshirë për të fituar, nëse nuk do të ishte ai dënim …

Skënderbeu triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin 2-1, në sfidën e ditës së sotme. Për këtë meritë ka padyshim edhe trajneri i korçarëve, Ilir Daja, i cili foli në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, ku analizoi këtë përballje si dhe foli për situatën aktuale në klub:

ilir daja

“E kishim vlerësuar maksimalisht Tiranën. Ka një grup me eksperiencë ka dhe një stol ku mund të ndërhysh në çdo moment. E kishim parë, mangësia e lojtarëve me eksperiencë, Dita, Daja, Krasniqe, edhe Bregu që kanë pasur probleme, na i vështirësoi manovrën. E kishim menduar të mbroheshim mirë dhe të dilnim me kundërsulm. Nuk është stili ynë por rezultoi zgjidhje e duhur. Futbollistët reaguan mjaft mirë dhe kishin dëshirë për të marrë rezultatin.

Nëse nuk do të ishe ai dënim, do të ishte një Skënderbe tjetër. Një pjesë e lojtarëve do të ishin, po na shijon edhe kjo mënyrë, edhe pse jemi të pezullua nga Europa. Lojtarët kanë dëshirë për të shkuar te fitorja.

A rrezikon Gripshi të largohet në janar?

Ne urojmë që jo vetëm Gripshi, por çdo lojtar që do kishte një ofertë të mirë, për vete dhe për klubin, në fund kjo është një filozofi e punës së Skënderbeut. Është vështirë t’i zëvendësosh. Kemi një grup të rinjsh që duan të veshin fanellën. Ka 2-3 ndeshje që Elezi ka filluar të luajë. Po ashtu është dhe Esien. Shitja e lojtarëve është e vetmja mundësi që klubi t’i fitojë. Shpresoj që në të dy krahët të bëhet mirë.

Ishte 50% e taktikës. Në momentin që nuk do ti kapnim në presing sipër, kishim vendosur që të kalonim në presin difensiv dhe të shfrytëzonim hapësirat e kundërshtarit në linjat anësore. Nuk ishte shumë problem taktika sot. Nëse lojtarët nuk sakrifikojnë taktika del jashtë lojës.

Oto Xhon rezultoi deçiziv…

Kishim disa momente në pjesën e parë që mund të dilnim në kundërsulm të shpejt. Rikthimin e Oto Xhonit e kemi pritur. Çdo lojtar do kohën e vetë. Shpresoj që këto lloj prezantimesh ti bëjë sa më shumë. Dita dhe Pollozhani u pozicionuan jashtë mirë. I ndihmoi shumë dhe zbritja poshtë e Gripshit. Ishte dhe loja mirë e të dyjve dhe sakrifica e Gripshit.

Takimi me Halilin dhe Idrizi…

Ka qenë një situatë e sikletshme pyetja para ndeshjes. Ka ndodhur 2 javë përpara. Do takoj çdo president, nuk e mohoj që jam takuar. Di një gjë, që kam 40 vjet karrierë sportive dhe nuk dua të futem te lista e të paragjykuarve.

A ja u bëri më të thjeshtë Tirana duke e nisur pa Ngonë titullar?

Do të jetë përgjigje në nivel paragjykimi. Nëse do ta niste me Ngonë, nuk do të ishte aq agresive përpara. Kaq mund të them.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"