Triumfi ndaj Maltës, kapiteni Ujkani dedikim special për mesfushorin 32-vjeçar që humbi jetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 23:16

Triumfi ndaj Maltës, kapiteni Ujkani dedikim special për mesfushorin 32-vjeçar që humbi jetën

Kapiteni i Kosovës, Sajmir Ujkani, foli për mikrofonin e “Supersport” pas triumfit ndaj Maltës, ku nuk nuk la pa përmendur edhe futbollistin Labino Harbuzi që humbi jetën ditën e sotme, pas një goditje në zemër. Ujkani i shprehu ngushëllime familjes, duke treguar se kjo ishte një tragjedi për futbollin kosovar.

bandicam 2018-10-11 22-54-16-030

“Fillimisht do të doja të përmendja se kemi humbur një vëlla sot, Labinot Harbuzin, ngushëllime familjes, ka qenë një talent shumë i madh. Kjo është tragjedi shumë e madhe për futbollin kosovar.

Për lojën, sot ishim fantastikë, treguam se mund të 90 minuta mund të luajmë futboll, bëjmë aksione, mbrohemi mirë. Për fat të keq pësuam gol me goditje standarde por e rëndësishme është që fituam dhe do të vazhdojmë kështu. Goditjet standarde janë kryesore në futboll. Ndodhi, e pësuam, por duhet të punojmë se në fundjavë na pret një finale me rëndësi që vendos për këtë edicion.

E dinim të gjithë që ndeshjen duhej ta mbyllnim shumë më shpejt, ishin dy shtylla, Rashica e detyroi të bënte superpritje portierin e tyre, apo edhe Muriqi 2 herë para portës. Kështu është futbolli, kur nuk do, mund të vijë edhe humbja. Por me besim duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”, u shpreh Ujkani për “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"