Triumfi ndaj Kukësit, Batha: Na buzëqeshi fati, fusha është njësoj për të 2 ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 19:30

Triumfi ndaj Kukësit, Batha: Na buzëqeshi fati, fusha është njësoj për të 2 ekipet

Për Idriz Bathën, Flamurtari e priste këtë fitore. Batha shprehet se kjo fitore e qetëson skuadrën. “Normal që e prisnim këtë fitore, pasi e dinim që i kishim të gjitha mundësitë për të fituar dhe e kishim vlerësuar kundërshtarin, por që nuk e bëjmë asnjëherë më të mirë se vetja. Kishim punuar shumë për këtë ndeshje dhe fitorja është ajo që të qetëson”, u shpreh Batha. Mesfushori nuk e shikon këtë trepikësh si një hakmarrje ndaj Kukësit.

Batha

“Nuk mund të them se ishte hakmarrje, por ishin tri pikë që na bëjnë mirë për renditjen dhe të mirën e ekipit. Nuk duhet t’i mendojmë këto si hakmarrje”, shprehet ai. Batha ndalet edhe te situata e fushës. “Fusha është dëmtuar pak për shkak të ilaçit, siç kam dëgjuar, por që do kthehet shpejt në gjendje të mirë. Sigurisht që ka edhe ajo ndikimin e vet, por që fusha është njësoj për të dy ekipet. Ne e ndërtuam më mirën lojën dhe fati na buzëqeshi”, përfundon Batha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"