Triumfi ndaj kryesuesve të Bylisit, trajneri Mërgjyshi: Ia dolëm me vuajtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2022 | 22:15

Triumfi ndaj kryesuesve të Bylisit, trajneri Mërgjyshi: Ia dolëm me vuajtje

Artan Mërgjyshi mjaftohet me trepikëshin ndaj Bylisit. Edhe pse vuajtën dhe fitorja u sigurua vetëm në fund, trajneri ndihet i lehtësuar. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, numri një i pankinës së Korabit tha:

MERGJYSHI

“E kishim vlerësuar kundërshtarin, që jo më kot kryeson kampionatin. Ne bëmë lojën tonë dhe harxhuam shumë energji në fushë, por edhe humbëm raste të pastra për shënim. Gjithsesi, jam i kënaqur me lojën që zhvilluan lojtarët, golin e shënuar në fund dhe mbi të gjitha pikët që na mbajnë në vend të tretë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"