Triumfi ndaj Kardif, Hazard e tepron: Zhirud “pyka” më i mirë në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 23:31

Triumfi ndaj Kardif, Hazard e tepron: Zhirud “pyka” më i mirë në botë

Çelsi triumfoi ndaj Kardifit me rezultatin 4-1 në takimin e vlefshëm për javën e 5-të të Premier Ligës.  Eden Hazard ishte heroi i ndeshjes, i cili shënoi tripletë duke përmbysur avantazhin e Kardif.

415198_TS_15-09-18_4679989992_

Në fundin e takimin nuk munguan elozhet për shokun e skuadrës Oliver Zhirud. Ky i fundit asistoi në 2 golat e parë të realizuar nga mesfushori belg.  Hazard e cilësoi sulmuesin francez si një ndër “pykat” më të mirë në botë.

“Ai është një ‘pykë’, mbase më i miri në botë. Unë kështu mendoj. Ai mund të mbajë topin… është kënaqësi të luaj me atë. Kur Alvaro luan, është tërësisht ndryshe, ai është një futbollist krejt ndryshe nga Oliver. Që të dy ka në cilësi, ndaj jemi të lumtur që kemi sulmues të mirë në ekip”, u shpreh Hazard.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"