Triumfi ndaj Ilirisë, Ze Maria: Kupa objektivi ynë, fitorja ndaj Luftëtarit detyrim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 15:17

Triumfi ndaj Ilirisë, Ze Maria: Kupa objektivi ynë, fitorja ndaj Luftëtarit detyrim

Në fund të sfidës me Ilirinë e FushëKrujës, trajneri i Tiranës, Hoze Marselo Ferreira, ka qenë i kënaqur me fitoren. Në intervistën pas ndeshjes, braziliani pohoi se Kupa është objektivi i skuadrës së tij. trajneri i bardhebluve gjithashtu analizoi ndeshjen, e cila ishte në funksion të takimit të radhës që skuadra do të luajë të dielën kundër Luftëtarit. Ze Maria e thotë qartë dhe në njëfarë mënyre e garanton se ndaj gjirokastritëve do të vijë fitorja e parë sezonale edhe në Kategorinë Superiore. Ja intervista e plotë me trajnerin e Tiranës.

ze-maria

Arritët një fitore në ndeshjen e parë më Ilirinë…

Tirana dihet që e ka synim kryesor, por për kampionat keni zhgënjyer tri ndeshjet e para. Ishte fitorja jonë e parë për këtë sezon në një kompeticion të rëndësishëm, siç është Kupa e Shqipërisë. Ky trofe është objektivi ynë. Besoj se ishte një ndeshje e mirë. Erdhi një fitore, e cila na hap rrugën për të arritur dhe fitoren e parë në kampionat.

Sa i ka shërbyer kjo periudhë pushimi trajnerit, pas atyre rezultateve jo të mira në tri ndeshjet e para? A është Tirana gati për rinisjen e kampionatit?

Patjetër që na ka shërbyer shumë pauza. Duhet të rikthehemi patjetër te fitorja dhe mendoj që ndeshja e sotme(djeshme) kryesisht ishte shumë e mirë. Besoj se gjërat e mira të kësaj ndeshjeje do t’i vëmë në shërbim të takimit të radhës që do të zhvillojmë në kampionat ndaj Luftëtarit.

Te shtunën prisni Luftëtarin, a mos do të jetë pas ndeshjes së tretë Tirana e vërtetë ashtu siç keni thënë dhe ju?

Ne jemi klub i madh dhe patjetër që duhet të sillemi si një klub i madh. Patjetër që kemi respekt për Luftëtarin, por do të futemi në fushën e lojës për të marrë fitoren e parë. Dhe sigurisht që do ta realizojmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"