Triumfi ndaj Flamurtarit në frymën e fundit, Kamarata: Ia dolëm me 10 lojtarë, ta çojmë Dinamon aty ku e meriton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 18:02

Triumfi ndaj Flamurtarit në frymën e fundit, Kamarata: Ia dolëm me 10 lojtarë, ta çojmë Dinamon aty ku e meriton

Trajneri i Dinamos, Fabricio Kamarata është i kënaqur me kalimin e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Pas ndeshjes, italiani deklaroi se objektivi mbetet kampionati dhe rikthimi i Dinamos në Superiore.

kamarataa

“Të jem i sinqertë, sot (dje) nuk kam menduar për rezultatin. Ne fituam një ndeshje të vështirë, ndërsa kishim ardhur këtu për të dhënë maksimumin. Mbetëm me një lojtar më pak, pasi njëri nga futbollistët tanë doli me karton të kuq, por jam i kënaqur me atë çfarë dhanë lojtarët e mi, të cilët janë të rinj.

Tani që nis kampionati do t’i marrim ndeshje pas ndeshjeje, për të arritur objektivin që kemi. Ne kemi si objektiv që ta çojmë Dinamon aty ku e meriton. Pikërisht objektivi në fund të kampionatit është që të kthejmë Dinamon në Superiore”, përfundoi trajneri italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"