Triumfi ndaj Elbasanit, trajneri Gjyla: Ja si i motivova lojtarët pas pjesës së parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2020 | 13:32

Triumfi ndaj Elbasanit, trajneri Gjyla: Ja si i motivova lojtarët pas pjesës së parë

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, është i kënaqur për mënyrën se si reagoi skuadra. Në bisedën për “Panorama Sport” pas ndeshjes ai tregoi edhe atë se çfarë u kishte thënë lojtarëve. 

gjyla

“Një fitore e pritshme, por edhe e vuajtur ishte. Në pjesën e parë ekipi nuk ishte aty ku duhej. Ua thashë edhe futbollistëve në fund. Duhej të ndërhynim pak ashpër, që të ndryshonim lojën. Nuk duhet kështu. Unë e thashë që në fillim, nuk ka ekipe të dobëta. Nëse i nënvlerëson, të gjitha ekipet janë njësoj.

Aq më tepër që luanim me Elbasanin. Edhe pse gjendet në këtë vend në tabelë, prapë ka futbollistë që dinë të luajnë futboll. Megjithatë, në pjesën e dytë ndryshuam 100%.

Në fakt, e zotëruam lojën për 90 minuta, por në pjesën e parë ishim shumë të lehtë. Ishim të ngadaltë, sikur futbolli është një javë. Futbolli është 90 minuta dhe mbaron. Pjesa e dytë ishte pozitive për ne. Unë mendoj që e merituam fitoren”, deklaroi trajneri Gjyla pas ndeshjes së djeshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"