Triumfi ndaj Dinamos, Lika: Më gëzon pjesa e dytë, kemi nevojë të përmirësohemi akoma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 18:01

Triumfi ndaj Dinamos, Lika: Më gëzon pjesa e dytë, kemi nevojë të përmirësohemi akoma

Trajneri Hasan Lika, foli për mikrofonin e “RTSH” pas ndeshjes ku u shpreh i kënaqur me atë që skuadra dha në fushën e lojës, kryesisht në pjesën e dytë.

Lika

“Na gëzon fitorja, na gëzon dhe pjesa e dytë. Kemi reaguar në lojë. Në pjesën e parë nuk kishim nivelin e duhur. Në të dytën e kemi detyruar kundërshtarit të tërhiqemi dhe u shpërblyem me 2 gola. Duhet të luftojmë deri në fund. Na duhet gjithmonë të jemi të kujdesshëm. Dinamo është një skuadër e mirëorganizuar.

Mendoj që zhvilloi një ndeshje të mirë. Ka skuadra të forta jo vetëm në kuptimin e luftës sportive por edhe për sa i përket bagazhit në aspektin tekniko-taktik. Kemi nevojë të përmirësohemi akoma. Javët e ardhshme do të luajmë në “Reshit Rusi” është ndryshe, por nuk varen nga ne kjo gjë”, u shpreh Lika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"