Triumfi ndaj Burrelit, Sinella: Ia dolëm, por rrezikuam barazimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2021 | 13:24

Triumfi ndaj Burrelit, Sinella: Ia dolëm, por rrezikuam barazimin

Bledar Sinella i gëzohet fitores, që i mban në lojë për ngjitjen. Edhe pse finalja e madhe do t’i vendosë përballë Kastriotit të elitës dhe me më shumë kualitete, ky fakt nuk e frikëson trajnerin e Tomorit. Ai beson se në 90 minuta skuadra mund të bëjë ndeshjen që duhet dhe të arrijë objektivin final.

Sinella Tomori

Për “Panorama Sport” kavajasi i stolit beratas shfaqi edhe kritika. Ai pohoi se rrezikuan të barazoheshin, pasi e ulën ritmin pasi shkuan 0-0. Nuk ngurron që të japë një koment edhe për krejt Grupin B, duke lëshuar një “thumb” edhe për Egnatian. Tekniku mendon se ishte ekipi i tij fituesi moral.

“E kishim përgatitur mjaft mirë ndeshjen dhe fitoren. Morëm atë çka deshëm në fund të fundit dhe tashmë jemi ende në garë për të kapur një vend në elitë. Jam i kënaqur nga pjesa e parë e deri në momentin që shkuam 2-0. Më pas, nuk e di… Me lojtarë të papërgjegjshëm në skuadër rrezikuam. Pas këtij rezultati, në vend të ndryshonte për mirë, ndryshuam për keq. Mund të rrezikonim edhe të barazonim ndeshjen. Megjithatë, le t’i gëzohemi kësaj fitoreje dhe pastaj të shohim për të ardhmen”, u shpreh fillimisht numri një i pankinës së Tomorit, i cili u pa jo pak i acaruar gjatë kohës që skuadra uli ritmin dhe për pak mund t’i ikte fitorja nga duart. Më tej, në lidhje me Kastriotin dhe diferencat që mund të kenë skuadrat, tekniku i beratasve evidenton se diferencat zerohen kur bëhet fjalë për një finale. Ai e quajti edhe si fitues moral ekipin e tij, duke hequr presionin nga skuadra.

“Në një finale nuk ka favoritë, kështu që do të shkojmë si të barabartë. Nuk kemi asgjë se çfarë të humbim. Ne jemi fituesit moralë të këtij grupi, ndaj e shohim veten të barabartë dhe do luajmë shanset tona”, pohoi tekniku Sinella, i cili me Tomorin zuri vendin e dytë në Grupin B dhe nuk ia doli dot që të siguronte ngjitjen në mënyrë të drejtpërdrejtë në Kategorinë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"