Triumfi ndaj Besës, Nevil Dede: Ishte lojë burrërore, një fitore më se e merituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2021 | 12:12

Triumfi ndaj Besës, Nevil Dede: Ishte lojë burrërore, një fitore më se e merituar

Erzeni i tij është në vend të dytë dhe vazhdon të përndjekë hap pas hapi Bylisin, ndaj trajneri ka të drejtë që të krenohet me lojtarët. Nevil Dede u gëzohet pikëve të marra në Luz dhe e quan totalisht të merituar.

nevil dede 1

Gjatë deklaratës së dhënë për gazetën, ai nuk e mohon se kjo ka qenë një ndër ndeshjet më të forta që shijakasit kanë hasur deri në këtë fazë të kampionatit dhe evidenton se u zhvillua një lojë më shumë se burrërore.

“Ishte një ndër sfidat më të forta. U zhvillua një lojë burrërore dhe për shkak të terrenit të dyja ekipet më shumë u mbështetën te potenciali fizik. Një lojë e fortë që dëshmoi vlerat e dy ekipeve.

Erzeni u mundua të shfrytëzonte rastet e veta dhe shënuam. Më pas, kontrolluam lojën dhe morëm një fitore të merituar. Më shumë sesa për vete, këtë fitore ua dedikoj çunave të ekipit, që luajtën me shpirt”, përfundoi tekniku i shijakasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"