Triumfi minimal i Besës me Pogradecin, Kashami: Ishte një test, nuk kemi kontigjent për pretendime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 20:26

Triumfi minimal i Besës me Pogradecin, Kashami: Ishte një test, nuk kemi kontigjent për pretendime

Besa mundi minimalisht 1-0 Pogradecin me gol të sulmuesit Nertil Hoxhaj i cili bëri heroin për kavajasit. Pas ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave u shprehën:

kashami

KASHAMI

Ndriçim Kashami e quan një test Kupën, pasi pretendime nuk kanë. “Ishte një ndeshje në shërbim të kampionatit, pasi nuk e kemi luksin dhe kontigjentin për të luftuar në dy fronte. Synimi im në këtë përballje ishte të testoja futbollistët që kanë marrë pak minuta gjatë dy sfidave të Kategorisë së Parë. Në tërësi jam i kënaqur nga performanca e tyre, por shoh se kanë ende shumë për të mësuar dhe dhënë në fushë”, u shpreh pas ndeshjes trajneri i Besës.

MUSKAJ

Pogradeci e ka mendjen te kampionati dhe këtë e pohoi zv.trajneri Gentian Muskaj. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, ai tha: “Kishim ardhur në Kavajë me një ekip komplet të ri, pasi e gjithë vëmendja jonë është te transferta në Lezhë. E dëshiroja një fitore në aspektin moral më shumë, por nuk ia arritëm dot. Kjo, edhe për faktin se luajtëm me futbollistët rezervë dhe të rinj. Jam i kënaqur nga paraqitja që bënë shumë lojtarë, duke na dhënë sinjale pozitive”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"