Triumfi me përmbysje ndaj Skënderbeut, zbulohet shpërblimi që kanë marrë futbollistët e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 11:31

Triumfi me përmbysje ndaj Skënderbeut, zbulohet shpërblimi që kanë marrë futbollistët e Tiranës

Tirana ka zhvilluar një mbledhje të gjatë dje në “Skënder Halili”. Për 40 minuta, bardheblutë janë ngujuar me presidentin Refik Halili për treçerek ore në dhomat e zhveshjeve.

Refik-halili

Ka qenë një takim pas sfidës me Skënderbeun ku Tirana vuri ndoshta tullën e parafundit të titullit kampion. Kanë folur të gjithë, nga presidenti te trajneri. Halili ka vënë theksin te fitorja e madhe në Korçë, duke shpresuar që skuadra të vazhdojë kështu deri në fund të kampionatit, për të fituar dy trofetë, titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Veç fjalëve të zakonshme është mësuar se lojtarët kanë marrë 400 euro premio për kokë.

TIRANA NDESHJA

Bëhet fjalë për titullarët, të cilët kanë qenë në fushën e lojës. Ky është shpërblimi i radhës për bardheblutë, ndërsa presidenti ka premtuar tjetër shpërblim për Kukësin dhe derbin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"