Triumfi me “manita” dhe kryesimi i kampionatit, Nevil Dede: Kemi shumë rivalë, nuk është e lehtë të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 20:55

Triumfi me “manita” dhe kryesimi i kampionatit, Nevil Dede: Kemi shumë rivalë, nuk është e lehtë të…

Dinamo kryeson me meritë Kategorinë e Parë, teksa në 3 javë ka arritur të sigurojë 2 fitore dhe 1 barazim, atë në transfertë ndaj Skënderbeut. Blutë nga kryeqyteti mposhtën ditën e sotme Burrelin me rezultatin 5-0 në duelin e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në lidhje me këtë përballje foli edhe trajneri i Dinamos, Nevil Dede, i cili për mikrofonin e “Oversport”, u shpreh:

dede

“E patëm gjithë ndeshjen në kontroll dhe u munduam të shënonim shpejt, skuadra u përgjigj dhe ishte një ditë e mirë, ato nuk na vunë në vështirësi dhe e menaxhuam takimin me qetësi. Krijuam shumë raste dhe ne realizuam e më pas vijuam të kontrollonim lojën. Burreli nuk na vendosi shumë në vështirësi dhe kjo ndikoj dhe te rezultati.

Është e vërtetë dhe janë disa ekipe që kanë histori më të madhe. Kemi shumë rivalë së fundmi Skënderbeu dhe të tjerë si Lushnja. Në do qëndrojmë me këmbë në tokë dhe do të tregojmë forcën tonë.

Jam shumë i kënaqur me këtë lojë që po zhvillojmë dhe të tregojmë të vërtetën në fushë vetëm me rezultate do jemi në fokus dhe të përqendruar.

Është një kategori që nuk është e lehtë të fitosh jashtë. Do bëjmë punën tonë dhe do t’i marrim ndeshjet me radhë”, u shpreh Dede.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"