Triumfi me 5 gola ndaj San Marinos, Duka: Pikët reale dhe vendin e dytë duhet t’i shohim pas dy ndeshjeve të tetorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 8:20

Triumfi me 5 gola ndaj San Marinos, Duka: Pikët reale dhe vendin e dytë duhet t’i shohim pas dy ndeshjeve të tetorit

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i gëzohet fitores tenistike ndaj San Marinos, por më së shumti vendit të dytë.

duka

“Në fakt, nuk ishte rezultat i papritur, por që e mendonim edhe para ndeshjes. Skuadra e kishte vlerësuar maksimalisht. Shtatori ishte i rëndësishëm për të qenë një nga skuadrat pretendente për vendin e dytë. Nëse kam thënë që ishin shumë të rëndësishme të shtatorit, janë akoma më të rëndësishme në tetor. Duhet të jemi me këmbë në tokë, edhe për faktin se kemi marrë 6 pikë me San Marinon dhe 3 me Andorrën, por pikët reale dhe vendin e dytë realisht duhet t’i shohim pas dy ndeshjeve të tetorit. Duhet të bëjmë shumë mirë në Hungari.

Kemi një muaj përpara dhe duhet t’i kemi djemtë sa më mirë dhe që vërtet të besojmë në vetvete se kanë vlera për të arritur një rezultat pozitiv. Polonia? Futboll është dhe fati i tyre që barazuan, por unë nuk e kam parë të gjithë ndeshjen, vetëm një sy i kam hedhur nga ekrani. Më vjen mirë që fituam vetë dhe kemi vendin e dytë dhe që patëm mbështetjen e tifozëve në Elbasan. Dua t’i falënderoj ata që e kanë mbështetur këtë muaj ekipin kombëtar, ata që i kanë mbështetur nga shkallët e stadiumit apo edhe nga ekrani”, tha Duka.

V. MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"