Triumfi madhështor në Baku, Cungu: Nuk mendoj se jemi me fat, ne fituam përmes…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2020 | 23:12

Triumfi madhështor në Baku, Cungu: Nuk mendoj se jemi me fat, ne fituam përmes…

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli për mediat azere, pas triumfit madhështor të kurbinasve me 11-metërsha ndaj skuadrës së Keshlës. Në prononcimin e tij, Cungu vlerësoi maksimalisht kundërshtarët, teksa u shpreh:

Laci

“Ishte një ndeshje e vështirë. Keshla është një ekip i mirë, por kemi ardhur këtu për të treguar lojën tonë. Jemi të lumtur që fituam, edhe pse ishte e vështirë pasi gjyqtari largoi lojtarin tonë me karton të kuq.  Pas largimit të lojtarit tonë, kundërshtari kishte 2-3 shanse për të shënuar.

Sa i përket goditjeve të penalltisë ne ishim të gatshëm për këtë gjë. Ne po përgatiteshim për penalltinë duke marrë parasysh faktin se ishte vetëm një ndeshje dhe nuk do të kishte ndeshje kthimi. Nuk mendoj se jemi me fat. Ne fituam përmes lojës tonë dhe përkushtimit. Unë kam ardhur në Baku dy herë dhe të dyja herët kisha humbur së pari ndaj Inter Baku, pastaj ndaj Karabak. Këtë herë mund ta triumfoja”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"