Triumfi madhështor ndaj Sivasporit, ja shifra e majme që do të arkëtojë Ballkani i Ilir Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 23:10

Triumfi madhështor ndaj Sivasporit, ja shifra e majme që do të arkëtojë Ballkani i Ilir Dajës

Ballkani i Ilir Dajës është duke jetuar një ëndërr në arenën Europiane, teksa mposhti me rezultatin 3-4, turqit e Sivasporit, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve në grup në Ligën e Konferencës. Triumfi i sotëm ka mbushur arkat e kampionëve të Kosovës, të cilëve për këtë fitore iu takojnë plot 500 mijë euro.

ballkani

Në total në këto 3 ndeshje Ballkani ka arritur të arkëtojë 666 mijë euro, pas 1 barazimi dhe 1 fitore. Kujtojmë që barazimi në grupet e Ligën e Konferencës shpërblehet me 166 mijë euro, ndërsa fitorja me 500 mijë euro. Skuadra e Ilir Dajës, edhe ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Sivasporit, kësaj here në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"