Triumfi kundër Milanit, Ronaldo festë luksi në Londër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 11:06

Triumfi kundër Milanit, Ronaldo festë luksi në Londër

Menjëherë pas fes tës në dhomat e zhveshjes, ishte koha e duhur për të marrë një avion dhe fluturuar me familjen në drejtim të Londrës. Pas suksesit ndaj kuqezinjve dhe golit të parë të shënuar në “San Siro”, Kristiano Ronaldo, i shoqëruar nga djali dhe e fejuara e tij, Xheorxhina, fluturoi drejt kryeqytetit të Anglisë për të kaluar një natë relaksi në hotelin luksoz “Bulgari”, atje ku një suitë kushton 9 mijë sterlina në natë (mbi 10 mijë euro).

Ronald55

Për kuriozët, “The Sun” zbulon se brenda saj gjenden dy banja mermeri, dritare antizhurmë, dhomë pushimi e stilit italian, minifrigorifer, oxhak dhe një parking prej 50 sterlinash për orë. Në hotelin ultraluksoz mund të të akomodojnë edhe kafshët, por macja dy mijë euroshe, e sapobërë pjesëtarja më e fundit e familjes, mësohet se nuk ka udhëtuar me të zotët.

Ronaldo

THYEN TABUNË – Bie edhe “San Siro”. Stadiumi i Milanos u shtohet arenave që portugezi ka pushtuar në karrierën e tij. Kundër Milanit shënoi golin e 667-të në karrierë dhe në impiantin ku deri  të dielën nuk kishte shënuar kurrë një gol me aksion, edhe pse ai thotë se ky është një rekord që nuk i intereson shumë: “Është e vërtetë, por unë kisha shënuar këtu në Champions në 2016 (duke iu referuar penalltisë vendimtare në finalen kundër Atletikos)”.

PARTNERËT IDEALË – Por, ka një tjetër statistikë që ai nuk mund ta injorojë. Nuk kishte ndodhur kurrë që ai dhe Mario Manxukiç të shënonin të dy në të njëjtën ndeshje. Kroati nuk shënonte prej 29 shtatorit (dopietë kundër Napolit) dhe u ngjit në kuotën e 5 golave këtë sezon. Manxu nuk tradhton kurrë në ndeshjet e mëdha dhe ndaj Milanit ai firmosi golin numër 100 të Juventusit në shtëpinë kuqezi. E bëri duke kërcyer më shumë se të tjerët pas krosimit perfekt të Aleks Sandros.

Ronaldo

Ai nuk luante titullar prej 20 tetorit (JuventusXhenoa, 1-1), ku një dëmtim në kavilje e privoi nga ndeshja e vajtjes kundër Mançester Junajtid dhe në të kthimit, Alegri e mbajti fillimisht në stol, duke e kursyer edhe ndaj Juventus-Kaljari, për shkak të një dhimbjeje të re në kavilje. Dhe “gjilpëra” i shërbeu: Manxukiç nuk u mërzit aspak. Ai u përplas dhe luftoi. Kur i thërresin emrin në apel, nuk tradhton kurrë. Nga 17-7, është e kotë që të zgjedhësh numrin fatsjellës të Alegrit. Te Juventusi ata janë të dy të pazëvendësueshëm.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"