Triumfi “in-extremis” ndaj Apolonisë, Dede: Jemi skuadër e madhe! Në fund më intereson që tifozët të kënaqen
Elbasani i Nevil Dedes, arriti një tjetër fitore “in-extremis” në shtëpi, teksa mposhti me përmbysje dramatike, Apoloninë me rezultatin 3-2. Tekniku i verdhebluve, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, ku ndër të tjera u shpreh:
“Forcë karakteri, personalitet, durim, të gjitha bëhen bashkë, dhe në fund fare, të përmbysësh një ndeshje, është emocionuese. Duhet të jemi krenarë, tifozët me ne, drejtuesit, presidentit, klubi, për këta lojtarë dhe këtë forcë kaq të madhe. Do të ishim të mërzitur me 2-2, nuk meritonim të merrnim 1 pikë. Adrenalina është emadhe, skenari është më i bukur kështu. Tifozët u kënaqën.
Ne kemi cilësi, kemi kualitet, kemi skuadër dhe lojtarë të mëdhenj për këtë nivel. Gjithsesi gabimet janë prezentë dhe duhet të punojmë. Presidenti është pjesë e rëndësishme e jona, sepse përcjell pozitivitet dhe mbi të gjitha besim.
U bë ndeshja e dytë brenda, mungesë përqendrimi në minutat e para, gjithsesi ajo që kënaq më shumë, prodhojmë lojë, shfaqemi shumë herë para portës, pavarësisht se kundërshtarët na i bëjnë të vështirë sepse na presin mbrapa. Në momentet të caktuara disa lojtarë humbasin pozicionit. Tregon që jemi skuadër e madhe, nuk është kollaj ta përmbysësh rezultatin 0-2.
Gabimet mund t’i ndodhin kujtdo, janë evidente, nuk i mohojmë dot. Duhet të rritemi gradualisht, është skuadër e re, vetëm 6-7 lojtarë janë nga ekipi i kaluar. E rëndësishme është që grupi të bëhet i plotë. Nuk jemi të plotë. Po sakrifikon Bobi, e falenderojmë. Meritojnë komplimente të gjithë.
Ne po prodhojmë edhe në disavantazh, mundohemi të bëjmë maksimumin. Kur ne jemi në avantazh, duhet të jemi më të vështirë. Fitorja kënaq njerëzit dhe mënyra se si interpretojnë lojtarët në fushë. Kjo është një armë shumë e fortë, tifozët na mbështesin edhe për këtë arsye. Me Lushnjën në Berat e menaxhuam avantazhin. Në fund më intereson që tifozët të kënaqen. Rëndësi ka që ne të jemi një gol më shumë se kundërshtari.
E kemi ndërtuar skuadrën në këtë formë, kemi dhe Bobin dhe Ajazin, dy sulmues të mëdhenj. Për 1 muaj Bobi do të jetë në formën optimale, shpresoj që edhe Ajazi të kthehet sa më shpejt”, u shpreh Nevil Dede.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"