Triumfi i zikaltërve në “San Siro”, ja statistikat më interesante nga derbi Inter-Milan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 8:40

Triumfi i zikaltërve në “San Siro”, ja statistikat më interesante nga derbi Inter-Milan

Interi mposhti në “San Siro” Milanin me rezultatin 1-0 me anë të një goli të shënuar nga Lautaro Martinez. ‘Panorama Sport” sjell për lexuesit statistikat më interesante të këtij dueli.

inter milan

– Duke marrë parasysh tëgjitha ndeshjet, në nëntë derbet e fundit ndërmjet zikaltrit kanë fituar në 56 për qind të rasteve (pesë), duke regjistruar edhe dy barazime. Dy fitore për kuqezinjtë plotësojnë tablonë.

– Lautaro Martinez është lojtari i 12-të në historinëe Interit që arrin 70 gola në Serinë A dhe i treti i huaj pas Ikardit dhe Niers.

– Ndeshja e fundit në të cilën Interi nuk arriti të gjente një gol kundër Milanit në Serinë A daton në prill 2018 (0-0) – që atëherë 10 ndeshje me zikaltrit gjithmonë duke shënuar, seria e tyre më e mirë kundër kuqezinjve në kompeticion që nga viti 2001 (17).

– Në pjesën e parë pati nëntë goditje mes Interit (nëntë) dhe Milanit (zero), një rekord në pjesën e parë të një ndeshjeje të SerisëA mes këtyre dy skuadrave që nga viti 2004/’05 (që kurkjo statistikë është e disponueshme).

– Duke marrë parasysh të gjitha turnetë, “Djalli” ka pësuar katër humbje radhazi për herë të parë që nga periudha midis janarit dhe shkurtit 2017 nën drejtimin e Vinçenco Montelës.

– Në Serinë A, Milani nuk kishte kaluar pesë ndeshje radhazi pa sukses që nga prilli 2018 (gjashtë në atë rast, me Gatuzon në stol).

– Hakan Çalhanoglu bëri dje paraqitjen e tij të 300-të në pesë kampionatet më të mira të Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"