Triumfi i Spanjës ndaj Gjermanisë mund t’i hapë punë Realit, lideri lë fushën i dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 23:15

Triumfi i Spanjës ndaj Gjermanisë mund t’i hapë punë Realit, lideri lë fushën i dëmtuar

Triumfi i Spanjës ndaj Gjermanisë duket se i ka hapur telashe Real Madrdit. Kapiteni i iberikevë dhe madrilenëve Serxho Ramos la fushën i dëmtuar, pasi dyshohet se ka pësuar tërheqje muskulare në kofshën e djathtë.
bc597d26b058d03b41162f9a3da6472eo2
Nëse veterani spanjoll konfirmohet i dëmtuar, atëherë kjo do të ishte një goditje e rëndë për Realin, pasi aktualisht dy qendërmbrojtësit Varan dhe Militao ende nuk janë në dispozicion të trajnerit Zidan. Francezi ndien dhimbje në stomak, ndërsa braziliani vazhdon të qëndrojë në izolim pasi u infektuar me koronavirus.

Përgjigja përfundimtare pritet të vijë ditën e nesërme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"