Triumfi i merituar ndaj kazakëve, presidenti Ilir Meta uron kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 21:36

Triumfi i merituar ndaj kazakëve, presidenti Ilir Meta uron kuqezinjtë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është një nga tifozët më besnikë të Kombëtares shqiptare. Kreu i shtetit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Kazakistanit, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3-1, ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku ka uruar djemtë e Kombëtares, për këtë fitore të merituar.

ilir-meta-675x450

“Urime kuqezinjve për fitoren e merituar”, ka shkruar presidenti Meta, i cili i ka bashkangjitur postimit të tij 4 foto nga festa e golave të Shqipërisë.

Ilir Meta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"