Triumfi i “gjelave” në Botëror, ja çfarë shkruajnë mediat franceze dhe ato kroate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 23:43

Triumfi i “gjelave” në Botëror, ja çfarë shkruajnë mediat franceze dhe ato kroate

Finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë, pushtoi mediat e vendeve përkatëse dhe jo vetëm. Në fund ishin “gjelat” që festuan pas triumfit historik. Mediat online në Francë dhe Kroaci nuk i kanë kursyer artikujt kushtuar triumfit të francezëve pas 20 vitesh.

1

“Franca e fiton Kupën e Botës: 20 vjet më pas, Të Kaltrit prapë në kulm të botës”, është titulli që ia kë vënë gazeta prestigjioze “Le Monde”, lajmit për triumfin e Gjelave.

4

“Një yll i dytë përjetësisht: Të Kaltrit e ekipit francez, fitues 4:2 ndaj Kroacisë në finale, janë kampionë të botës”, ka shkruar France Football.

2

“Francë-Kroaci 4:2. Heroina kroate bie në finale, francezët kampionë të botës”, ka shkruar mediumi kroat, index.hr

6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"