Triumfi i Burrelit në derbi/ Dalipi “qan” rastet, Nikaj: Na ndihmoi goli i shpejtë
Trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj, pas ndeshjes, ku Burreli fitoi 3-0 në derbi ndaj Korabit mes të tjerash u shpreh: “Ndeshjet mes skuadrave të një qarku kanë tension. Ne ishim përgatitur maksimalisht, pasi e dinim vlerën e kundërshtarit. Treguam presing ofensiv që në fillim që të kapim rezultatin dhe ta menaxhojmë.
Patëm fat që e zhbllokuam rezultatin shpejt, por edhe golin e dytë pak para pushimit, ku mendoj se u mbyll takimi edhe pas daljes me të kuqe të Markut. Gjithsesi, kundërshtari ishte i fortë, por në këtë grup nuk ka skuadra të lehta. Ndaj, nga ky moment vëmendjen e kam tek Erzeni, i cili është ekip me tradita dhe duhet t’i fokusojmë forcat për të fituar”
Trajneri i Korabit, Klevis Dalipi, pas ndeshjes ndaj Burrelit u shpreh: “Ishte një ndeshje e radhës, të cilën e humbëm. Burreli u përshtat mjaft mirë me fushën dhe situatën. Patëm 2 raste në pjesën e parë, ku mund të kishim përmbysur rezultatin, por ndodh që fati nuk është me ty. Burreli e meritoi fitoren. Nuk dua të hyj në çështjet jashtë fushës, por mendoj që faktori i jashtëm nuk duhet të ndikojë te loja e ekipeve. Futbolli është futboll dhe ashtu duhet të trajtohet nga të gjithë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"