Triumfi 8-2 ndaj Barcelonës, flet Manuel Nojer: Më vjen keq për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 15, 2020 | 15:03


Triumfi 8-2 ndaj Barcelonës, flet Manuel Nojer: Më vjen keq për…

Manuel Nojer ishte shumë i lumtur për fitoren me spanjollët. Kapiteni i Bajernit tha për mediat gjermane se: “Është një rezultat surprizë edhe për ne. Edhe pse i merituar plotësisht. Mundëm një nga skuadrat më të mira në Europë”, tha portieri gjerman që nuk kishte asnjë faj në dy golat e pësuar në sfidën e djeshme.

nojer ter shtegen

Më pas, kapiteni i kombëtares gjermane nuk harroi të fliste edhe për shokun e tij të skuadrës te “Pancerat”, Mark Andre ter Shtegen që luan për Barcelonën. “Më vjen keq për Markun.

Nuk dua që asnjë shok i skuadrës te kombëtarja të përjetojë një humbje të tillë”, tha Manuel Nojer. Kujtojmë se të dy portierët janë përplasur jo pak për një vend titullari te Gjermania




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com