“Triumf me lojë dhe rezultat, i kuqi i Bardhit s’ishte”, Daja i lumtur: Do më duhet për derbin tjetër, nuk mund t’iu tregoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 23:55

“Triumf me lojë dhe rezultat, i kuqi i Bardhit s’ishte”, Daja i lumtur: Do më duhet për derbin tjetër, nuk mund t’iu tregoj…

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja është shfaqur shumë i lumtur për fitoren në derbi. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Gol pas Goli”, trajneri sqaroi inkuadrimin e Çinarit dhe çfarë foli me Asanin pas zëvendësimit. Gjithashtu Daja tha se nuk mund ta tregojë manovrën e përdorur sot, pasi do i duhet për ndeshjet e ardhshme.

bandicam 2021-01-21 20-19-55-706

“Përveç se ishte ndeshja e radhës dhe na kënaqin 3 pikët, por derbi ka një bonus psikologjik të madh. Është një ndeshje që duhet fituar. Loja në minutat e fundit po shkonte drejt barazimit. Po të shikosh ndeshjen ishim më superiorë. Ky derbi është i fituar edhe me lojë edhe me rezultat.

Çinari? Për vonesën në ndërrim, po bisedoja me stafin, duke qenë se Çinari dhe Stenio, nuk kanë minuta në ndeshje. Çinari është shumë i rëndësishëm për ne, por nuk kishte luajtur në ndeshje zyrtare. Prandaj vendosëm të fusnim Carën në fillim. Mund të ishte një risk nëse i fusnim në fushë të dy. Unë në konferencë thashë se Çinarin nuk do e fus nga fillimi, pasi nuk ishte në stërvitje me ne, përveç seancës së fundit. E dinim se do ishte një forcë e duhur dhe do e hidhnin në fushë. Është një lojtar me vlera për kampionatin.

Kartonët e kuq? Unë po them vetëm për lojtarin tim. Tani kur e kam parë në përsëritje, portieri ka dalë para Bardhit. Ka pasur kontakt, por nuk e ka penguar Bardhi. Kjo mund të ishte kaluar nga arbitri si karton i verdhë. Por nuk dua të merrem me arbitrin, pasi nuk jam marrë as kur kam humbur.

Nuk e kishim përgatitur manovrën vetëm me Brojën dhe Muratajn, por nuk mund ta them pas ndeshjes, pasi do na duhet ta përdorim edhe në ndeshjet e tjera, ndoshta edhe në derbin tjetër.

Asani dhe Mala? Me Asanin, një lojtar me mentalitet fituesi si ai, është e vështirë që t’i pranojë vendimet, po bënte ndeshje shumë të mirë dhe po na ndihmonte. Por kur doli, i thashë se kishim për të bërë gjëra të tjera, por edhe një batutë. Mala u rraskapit, Idrizajn e mbajta gati 3-4 minuta. Kundërshtari e rriti shtat lartësinë në sulm dhe doja të s’postoja Malën në mesfushë për të futur Brojën në qendër të mbrojtës. Me Idrizajn më pas vendosëm të mos bënim zëvendësimin.

Tirana jashtë loje? Kampionati ka edhe shumë ndeshje për tu luajtur. Nuk është një ndeshje që vendos gjithçka,. Kemi bërë një hap para, i jemi rikthyer fitoreve në derbi. Për Tiranën mendon stafi dhe drejtuesit e saj. Nuk mund të them nëse do të vazhdojë apo jo të jetë në garë. Na duhet që sot të festojmë dhe nesër të fillojmë të punojmë për ndeshjen e radhës.

Edhe ti kur ke qenë lojtar, nuk i pranoje ndërrimet, në mënyrë miqësore. Të gjithë lojtarët me mentalitet fituesi ndodh kjo. Unë e përgëzoj atë revoltë të vogël të Asanit.

Një pjesë e lojtarëve, janë ata që kanë nxjerrë Partizanin kampion. Një ekip që del kampion, e ka prezentë frymën e grupit, por ka përmirësime edhe në këtë drejtim.”, tha Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"