Triumf me goleadë, Kombëtarja U-19 nuk fal në miqësore. Kuqezinjtë e Cungut dhurojnë spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2021 | 18:04

Triumf me goleadë, Kombëtarja U-19 nuk fal në miqësore. Kuqezinjtë e Cungut dhurojnë spektakël

Kombëtarja e 19-vjeçarëve ka zhvilluar një miqësore ditën e sotme , me skuadrën e 21-vjeçarëve të Kukësit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu kanë triumfuar me shifrat e thella 6-1. Kuqezinjtë e vegjël bënë një paraqitje shumë të mirë, me një pjesë të parë mjaft të shkëlqyer, ku arritën të shënojnë dy gola, me Shpuzën dhe Klevis Dragaj.

Kombetarja-U-19-miqesore-me-Kukesi-U-21.jpg11

Në pjesën e dytë, djemtë e Cungut shënuan edhe katër herë të tjera, me Shpuzën sërish, Hoxhën dhe dopietën e Muzhaqit. Duhet theksuar fakti se për shkak të pandemisë, Armando Cungu aktivizoi në këtë ndeshje lojtarë, të cilët aktivizohen me klube të kampionatit shqiptar.

Ekipi kuqezi zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Sinan Dani, Rildi Greca, Erjon Sina, Alesio Stafa, Bleart Kastrati, Ildi Xhakaj, Alisio Preloshi, Klevi Qefalija, Klevis Dragaj, Albi Shpuza, Alvi Mezani. Gjatë ndeshjes, tekniku Cungu aktivizoi edhe një pjesë të mirë të lojtarëve të ftuar për këtë test miqësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"