Triumf i jashtëzakonshëm, Armand Çulhaj shpallet kampion Europe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 14:20

Triumf i jashtëzakonshëm, Armand Çulhaj shpallet kampion Europe

Armand Çullhaj regjistroi një sukses shumë të madh në karrierën e tij në boksin profesionist, duke u shpallur kampion Europe në federatën WBU. 28-vjeçari nga Tirana, që jeton prej vitesh në Gjermani, mposhti kundërshtarin e tij, çekun Ondrej Budera, në sfidën e peshave super të mesme.

Culahaj 44

Një ndeshje shumë e fortë, e cila zgjati 12 raunde, por që u dominua nga boksieri kuqezi gjatë gjithë kohës. Çulhaj arrin kështu të rrëmbejë titullin kampion Europe në federatën WBU, duke mos i zhgënjyer të pranishmit e shumtë shqiptarë që e mbështetën fuqishëm në duelin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Mynihut.

Culhaj

Në fund të ndeshjes, boksierit shqiptar iu dorëzua titulli kampion, ndërkohë që djaloshi nga Tirana mbante flamurin kuqezi. Me këtë sukses, Armand Çulhaj regjistroi fitoren e 22-të si boksier profesionist duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të suksesshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"