Tritoli ndaj banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka pretendon se është kërcënuar! Publikon SMS

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 23:03

Tritoli ndaj banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka pretendon se është kërcënuar! Publikon SMS

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zbuluar sot një mesazh kërcënues që ka marrë në celular. Duka ka treguar në “Opinion” se këtë kërcënim nuk e kishte denoncuar ende në polici, por ka treguar detajet e tij, ndërsa fliste për vendosjen e tritolit para banesës së tij.

duka

“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr Zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja ishte një shpërthim dhe pastaj më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka patur ndonjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia”, tha fillimisht ai.

Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?
Këtë e lidhin me konfliktin e federatës me kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje.

Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?
Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar.  Por është pak me fjalë që… “Ti luan me dy standarde, ti kurvë luan me lekët tona, për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o ku*vë se betimi u bë i pakthyeshëm”. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vetë, ishte një numër që është përdorur vetëm një herë dhe është karikuar në një dyqan këtu në Durrës. Ka një emër dhe ka 100 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncuar se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëjë ndonjë gjë. Dhe tani këto 30 policë nuk do bëjnë ndonjë gjë, autori bredh me kalë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"