Tripletë ndaj Armenisë, Robert Levandovski “mbreti” i ri i kombëtares polake (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2017 | 20:00

Tripletë ndaj Armenisë, Robert Levandovski “mbreti” i ri i kombëtares polake (Video)

Robert Levandovski është tashmë lojtari me më shumë gola të shënuar për Poloninë në një fushatë kualifikuese. Plot 15 gola ka shënuar sulmuesi polak gjatë eliminatoreve të vlefshme për Kupën e Botës.

Leva

29 vjeçari arriti kuotën e 50 golave në fitoren 1-6 ndaj Armenisë për kombëtaren e tij, por edhe të 15-tin vetëm në Grupin E kualifikues, një rekord absolut për vendin e tij.

Levandovski shënoi një tre golësh dhe tashmë ka edhe një ndeshje tjetër, atë ndaj Malit të Zi në 8 tetor, për ta thelluar më shumë këtë rekord. Falë rrjetave të tij, Polonia kryeson grupin dhe duket se ka hedhur një hap drejt Botërorit të Rusisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"