Tripletë e Spartakut, 4 fitore radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2017 | 16:20

Tripletë e Spartakut, 4 fitore radhazi

Java e katërt e Kategorisë së Tretë ka vazhduar dje në Kamzë me sfidën mes Spartakut të Tiranës dhe Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Takimi është fituar nga Spartaku 3-1 pas një loje të bukur dhe me ritëm, ku ka shkëlqyer Kreshnik Ruçi me një dopietë.

Spartaku - UK ZKM

Pjesa e parë ka qenë e bukur dhe mjaft e fortë, ku të dyja skuadrat kanë dhënë ritëm të lartë. Në të 11-ën skuadra e Spartakut kalon në epërsi pas goditjes së saktë nga pika e penalltisë e kapitenit Elibert Hysko. Pas dy minutash është Besard Berisha ai që i barazon shifrat. Por, më pas do të vijnë dy golat e mrekullueshëm të Kreshnik Ruçit dhe i dyti pas kombinimit me Canen.

Fraksioni i dytë nuk ka pasur bukurinë e pjesës së parë, pasi mjaft dëmtime dhe kartonë të verdhë kanë zhvlerësuar atë fillim të bukur.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"