“Tripleta për babain”, Vanbasteni shqiptar: Peng që nuk më pa në elitë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 19:09

“Tripleta për babain”, Vanbasteni shqiptar: Peng që nuk më pa në elitë…

Sulmuesi i Kukësit që mban emrin e legjendës së futbollit holandez, Marko Van Basten, shënoi dje tre gola, duke i dhënë një sinjal të qartë trajnerit Shpëtim Duro se është gati për një vend në formacion.

Kukesi22

Shtatlarti Markovanbasten Çema foli për “Panorama Sport” pas ndeshjes së djeshme, ndërsa bëri edhe një dedikim prekës, pikërisht për babain e tij, i cili prej vitesh është ndarë nga jeta. Joti Çema njihej si kryetifoz i Partizanit, por i biri i tij që sot është sulmues te Kukësi, ndien keqardhje që babai nuk e pa të luante në elitën e futbollit shqiptar.

“Të shënosh tre gola në një ndeshje me Kukësin sigurisht që të gëzon dhe të emocionon. Megjithatë, nuk ishte ai momenti që unë të sfidoj sulmuesit e tjerë në skuadër.

marko van basten cema

Kjo ndeshje ishte një mundësi që më dha të afirmohesha edhe si një golashënues. Dua t’ia dedikoj golat familjes dhe babait tim (në këtë moment fillon të derdhë lot). I mbeti peng në jetë që nuk arriti të më shihte në një skuadër të Superiores duke shënuar, por unë jam krenar për atë”, deklaroi mes emocioneve për gazetën talenti i Kukësit.

RASHA – Për herë të parë me Kukësin dje luajti një 18-vjeçar, pikërisht mesfushori Klajdi Rasha, i cili shënoi kundër Shkumbinit. “Është hera e parë që unë luaj për Kukësin në një ndeshje të Kupës dhe arrita të shënoj, sigurisht që është një gëzim dhe emocion, si për mua dhe familjen time. Ia dedikoj golin babait tim Selim Rasha, që ka bërë aq shumë për formimin tim si futbollist”, ka thënë i riu pas ndeshjes.

A.Dushku – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"