Tripleta e Pero Pejiç i dhuron fitoren me përmbysje Kukësit (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2017 | 17:10

Tripleta e Pero Pejiç i dhuron fitoren me përmbysje Kukësit (Video)

Kukësi ka fituar me përmbysje në sfidën e sotme ndaj Korabit. Një sfidë e lehte në letër për verilindorët, por nuk rezultoi e tillë në fushën e lojës. Ishte Emirush Kaloshi që në minutën e 7-të i shtang të gjithë duke realizuar një super gol për Korabin.

Për ta bërë të pavlefshëm golin e Kaloshit ka menduar sulmuesi kroat Pero Pejic i cili me një tripletë ka përmbysur avantazhin e dibranëve, duke i  dhuruar një fitore mjaft të rëndësishme ekipit të Gjokës.

rhyrhrhrhrh

MINUTE PAS MINUTE

90+2 Përfundon takimi, Korabi-Kukësi 1-3

84′ Shënon përsëri korati Pero Pejiç. Goli i tretë personal që vulos përfundimisht fitore. Korabi-Kukësi 1-3

75′ Kukësi në kërkim të golit të qetësisë, por mbrojtësit e Korabit tregohen tepër të kujdesshëm në këto minuta.

71′ Në minutat në vijim është zhvilluar një lojë e qetë pa raste të pastra shënimi, dhe me qarkullim të topit nga të dyja skuadrat.

64′ Aksion model i Kukësit, gjuan Dvornekoviç por portjeri Prençi realizon një pritje spektakolare.

63′ Një prekje me dorë brenda zonës nga lojtaret e Korabit dhe penallti për Kukesin. Gjuan Pejiç në rrjetë 1-2.

61′ Kukësi ka lëshuar terren në këto minuta duke e ulur rrezikshmërinë e sulmeve. Korabi mundohet të qarkullojë topin.

55′ Kale provon me një gjuajtje nga jashtë zonës por topi përfundon ngjitur me trekëndëshin e djathtë të portierit Prençi.

53′ Kaloshi i vetëm përballë portierit Koliçi nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

51′ Korabi provon të shtyjë përpara me anë të Gavazajt dhe Kaloshit por mbrojtja kukësiane tregohet pozicionale duke i thyer aksionet e dibranëve.

48’ Pero Pejiç ka rastin ideal për të kaluar Kukësin në avantazh por sulmuesi tregohet i pa saktë para portës.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë, Korabi-Kukësi 1-1

42′ E pabesueshme çfarë humbet Pero Pejic, me portën e boshatisur dhe me Prençin e mundur sulmuesi kroat ka bërë të pamundurën duke e nxjerrë topin jashtë.

40′ Kale i vetëm në krahun e majtë fut një top në zonë për Pejiç, topi kalon gjithë pasqyrën e portës, por sulmuesi kroat me një kohë vonesë nuk arrin ta shtyjë sferën në rrjetë.

33’ Pero Pejic gjuan bukur me koke, dhe topi përfundon ne trekëndëshin e majte. Shënon Kukësi 1-1

26′ Emini gjuan bukur, por topi përfundon shumë pranë shtyllës së majtë të portierit Prençi.

23′ Kukësi ka marrë frenat e lojës në dorë dhe ushtron presion të vazhdueshëm ndaj Korabit që është kthyer i gjithi mbrapa duke bërë rezistencë.

18′ Alush Gavazaj gjuan nga larg por topi përfundon pa adresë.

15’ Goditje dënimi, gjuan Pejiç po topi përfundon mbi kuadratin e Prençit.

12′ Kukësi sulmon në mënyrë konstante duke kërkuar golin e barazimit, por Pero Pejiç është treguar i pa saktë para portës.

8’ Emrush Kaloshi realizon një gol spektakolar nga një distancë e konsiderueshme. Një gjuajtje e kalibruar me të djathtën dhe topi përfundon në trekëndëshin e portierit Enea Koliçi. Korabi në avantazh 1-0

6′ Epërsi territoriale e lehte e Kukësit, por ekipi i Korabit është vendosur mirë ne fushën e lojës duke mos i lënë shumë hapësira verilindorëve.

1′ Ka nisur sfida

 

Korabi-Kukësi 1-3

Shënues: E.Kaloshi 8′ / Pejiç 33, 63′ (p), 83′

Korabi: Prençi, Kaja, (Çangu 49′),  Arifaj, Shabani, A.Peposhi, (Murrja 54′), Gavazaj, G.Kaloshi, Kraja, E.Kaloshi, Hoxhaj, D.Peposhi, (Marinaj 54′)

Trajner: E.Nexhipi

Kukësi: Koliçi, Memini, Shameti, Pashaj, Rrumbullaku, Greca, (Kale 35′),  Musolli, Lena, Guri, (Dvornekoviç 46′), Emini, (Lushtaku 72′),  Pejiç

Trajner: E.Gjoka

Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Denis Rexha, Redvan Shaba, Juxhin Xhaja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"