“Tripleta do të ishte fantastike”, Shehi i kënaqur me paraqitjen e skuadrës: Ja përse zgjodha të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 8:32

“Tripleta do të ishte fantastike”, Shehi i kënaqur me paraqitjen e skuadrës: Ja përse zgjodha të rinjtë

Orges Shehi ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën me Lushnjën. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i bardhebluve foli për Kupën e Shqipërisë dhe jo vetëm. Ai ceku edhe sfidën e radhës me Egnatian dhe mundësinë e fitimit të tre trofeve.

SHEHI

Jeni kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë?

Për ne është kënaqësi. Vazhdojmë rrugën tonë.

Shehi, përse vendosët që të luanit me të rinjtë në ndeshjen e dytë të Kupës së Shqipërisë?

Morëm një vendim të tillë për shkak të ndeshjes së parë. Në atë sfidë kishim marrë një rezultat shumë të mirë dhe në të tilla kushte u munduam që të aktivizojmë disa lojtarë të rinj. Mund të kishim aktivizuar edhe më shumë, por ata kanë takim pas 2-3 ditësh dhe morëm një vendim të tillë.

Ju keni si synim titullin, por kjo skuadër mund ta fitojë Kupën e Shqipërisë?

Kupa në këndvështrimin tim është një trofe që synohet të fitohet. Me pesë ndeshje shkon në finale dhe ngre kupën. Gjithmonë do ta vlerësojmë në çdo raund që do të luajmë.

Ju me Tiranën nuk e keni fituar këtë trofe. Do të donit ta fitonit?

Ne kemi, siç e thashë, dëshira dhe ambicie që t’i shkojmë në fund çdo trofeu. Do të doja të tre trofetë dhe kjo do të ishte diçka e madhe.

Do të luani me Egnatian ditën e hënë. Keni një opinion për këtë sfidë?

Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kundërshtari ka elementë cilësorë. Këto ditë që kemi në dispozicion do të mundohemi ta përgatisim sa më mirë sfidën për të qenë të gatshëm për ndeshjen me Egnatian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"