Tripela e mundshme, ja sa milionë paund do të arkëtojë Siti nëse mposht Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 16:10

Tripela e mundshme, ja sa milionë paund do të arkëtojë Siti nëse mposht Interin

Mançester Siti do të përfitojë një shifër pranë 300 milionë paundëve në rast se do të fitojë tripletën historike këtë sezon. “Qytetarët” kanë fituar titullin e Premier Ligës, Kupën FA dhe sot mund të bëjnë të tyrin edhe trofeun e Ligës ë Kampioneve nëse mposhtin Interin në finale.

mancester siti

Siti do të përfitojë një shifër rekord në rast se përsërit suksesin e Junajtidit në vitin 1999. Titulli i tyre i pestë i Premier Ligës në 6 vite solli 166 milionë paund bonuse, shifra më e lartë e fituar ndonjëherë nga një kampione e Anglisë, ndërsa triumfi në finalen e kompeticionit më të vjetër futbollistik, solli në arkat e “qytetarëve” edhe 3.9 milionë paund të tjera.

Suksesi i parë në histori në Ligën e Kampioneve do të ishte një minierë ari për të ardhurat e klubit të kaltër, i cili mund të arkëtojë rreth 117.2 milionë paund, duke përfshirë të gjitha të ardhurat që sjell kompeticioni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"