“Trinia e shenjtë” e Leos, Mesi ngjitet në altar/ I nënti lojtar që fiton Botërorin, “Topin e Artë” e Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2022 | 23:00

“Trinia e shenjtë” e Leos, Mesi ngjitet në altar/ I nënti lojtar që fiton Botërorin, “Topin e Artë” e Champions-in

Leo Mesi hoqi një bar rë të rëndë nga su pet e tij në Katar. Hoqi më të rëndën. Argjentinasi mundi të shpallej kampion bote vetëm pak ditë më parë, në tentativën e tij të pestë dhe kur kishte arritur një moshë (35) kur pakkush mendonte se do t’ia dilte. Me fitimin e kampionatit botëror në Katar, Mesi ka plotësuar muzeun e tij të trofeve dhe me çmimin më të lakmuar.

resize

“I vetmi që më mungonte ishte Kupa e Botës. Dhe pata fatin ka fitoj”, deklaroi Leo Mesi pasi emri i tij u shfaq në debatin më të madh të historisë “GOAT” (Më i madh i të gjithë kohërave në shqip). Me fitimin e kampionatit botëror në Katar, kapiteni i Argjentinës arriti kuotën e 42 trofeve në karrierë, mes klubeve (Barcelona, 35, Paris SG-ja, 2) dhe kombëtares (Argjentina, 5).

Tashmë ai është vetëm një trofe larg rekordit që mbahet nga Dani Alvesh dhe me shumë gjasa pritet që Leo ta kalojë këtë sezon me Paris SG-në. Duke lënë mënjanë titujt e shumtë të fituar me klubet, Kupa e Botës e fituar me Argjentinën në Katar i lejoi Mesit të hynte në një nga “klubet” më të përzgjedhura në futboll.

Me suksesin e arritur në Botëror, Leo është bërë një nga nëntë lojtarët që kanë fituar atë që mediat spanjolle e kanë pagëzuar si “Trinia e shenjtë”, ndryshe Kupa e Botës, “Topi i Artë” dhe Liga e Kampioneve.

Deri të dielën e kaluar, vetëm brazilianët Kaka, Ronaldinjo dhe Rivaldo, gjermanët Bekenbauer dhe Gerd Myler, francezi Zidan, italiani Paolo Rosi dhe anglezi Bobi Çarlton kishin arritur të fitonin tre trofetë më të lakmuar, mes trofeve kolektivë dhe atyre individualë.

Por ajo që e vendos Leo Mesin në krye të të gjithëve, qëndron në faktin se mes nëntë lojtarëve që kanë mundur të fitojnë këtë tripletë trofesh, argjentinasi është ai që ka fituar më shumë trofe.

Të gjithë lojtarët e lartpërmendur kane fituar nga një Kupë Bote, por Mesi ka fituar plot shtatë herë “Topin e Artë” (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021) dhe katër herë Ligën e Kampioneve (2006, 2009, 2011 dhe 2015). Vetëm Bekenbauer arriti dy herë “Topin e Artë” dhe tri herë Ligën e Kampioneve, njësoj si “Torpedo” tjetër i Bajernit, Gerd Myler.

LOJTARET E TRIPLETES

Por Mesi mund t’i shtojë shumë shpejt dhe një tjetër trofe listës së gjatë që ai disponon. Kupa e Botës e fituar në Katar, duke qenë protagonist me shtatë gola të shënuar dhe tri asiste, e vendos atë si një nga favoritët për të fituar çmimin “The Best 2022” (Lojtari më i mirë për vitin 2022).

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"