Triangolarja / Teuta mposht Lirinë Prizrenit, do të diskutojë finalen me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2018 | 20:59

Triangolarja / Teuta mposht Lirinë Prizrenit, do të diskutojë finalen me Partizanin

Edhe Teuta ka arritur të mposht Lirinë e Prizrenit në Triangolaren që po zhvillohet në qytetin e Durrësit.

38902508_10156511355629462_7812090498293694464_n

Dy afrihet e reja, Kamara dhe Bici kanë shënuar për ekipin e Shkëmbit, përkatësisht në minutat e 26-të dhe 36-të. Teuta do të luajë me Partizanin 45-minutëshin e 3-të, që është dhe finalja e kompedicionit. Më parë, edhe Partizani mposhti Lirinë me rezultatin 1-0.

Teuta- Liria e Prizrenit 2-0
Golat: Camara 26′ Bici 36′

Formacioni startues i Teutës: Hidi, Hakaj, Bici, Osmani, Gjorgievski, Avdyli,Sidibe,Kruja,Vila,Camra, Latif.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"